Ballina Flash

Von der Leyen nesër në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të nis një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Von der Leyen, sot do të qëndrojë në Shkup, e pastaj, nesër do të jetë në Prishtinë, ku do të zhvilloj takime me kryeministrin dhe presidenten.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd. Atje ajo do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me kryeministren, Ana Brnabiç.

Presidentja e KE-së thuhet se do të mbajë konferenca për shtyp gjatë të gjitha vizitave të saj dhe ato do të transmetohen në EbS .

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit./ALSAT.M/ /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kearns thirrje Borrellit e Von der Leyenit: Hiqni sanksionet ndaj Kosovës
Artikulli tjetërKIEV – Numri i ushtarëve të vdekur rusë është afër 300 000