Ballina Ekonomi

Denaj dhe Peleshi në Universitetin e Korçës: 150 studentë më shumë në degët e bujqësisë

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes dhe njëherësh drejtues politik i PS në Qarkun Korcë, Niko Peleshi së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilluan një bisedë me profesorët e Fakultetit të Agronomisë së Universitetit të Korçës për qendrën e kërkimit shkencor që ndërlidh dijen me fushën e bujqësisë.

Peleshi u shpreh se, me investimet e reja në laboratorë dhe zgjerimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor, të rinjtë nxiten drejt arsimit në këtë fushë, ku këtë vit janë regjistruar 150 studentë më shumë se vitet e tjera.

Ndërsa ministrja Denaj theksoi se, në takim u dakordësua një rrugë e re bashkëpunimi me QTTB Korçë në lidhje me laboratorët dhe zgjerimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor.

Me rëndësi të veçantë, u shpreh Denaj, është nxitja e të rinjve drejt arsimimit në këtë fushë, ku sot në degët e bujqësisë të Universitetit të Korçës kemi të regjistruar 150 studentë më shumë se vitet e tjera.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMajko: Dy djem nga diaspora shqiptare bien në luftën e Ukrainës
Artikulli tjetërMFE: Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin 11 miliardë lekë më të larta se në 2022-shin