Ballina Flash

Ndeshja e luksit mes Partizanit e Romës, rekord shitjeje biletash online

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Më pak se një javë nga ndeshja e luksit ku Partizani do të presë Romën në një miqësore, të shtunën e 12 gushtit në “Air Albania” në orën 20:00, vijon blerja e biletave online.

Por tashmë tifozët mund t’i gjejnë ato edhe në dyqane fizike, si te biletaria e Selman Stermasit. Ndërsa dy ditët e fundit ato do të shiten edhe te biletaria e stadiumit Air Albania. Deri më tani janë shitur afro 5000 bileta, duke ia kaluar dhe asaj të sfidës kundër Atletik Eskaldes në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë, Partizani publikoi çmimet e biletave. Ato pas porte kushtojnë 400 lekë, në tribunën karshi kushtojnë 600 lekë, në tribunën kryesore kushtojnë 2500 lekë, ndërsa në sektorin VIP shkojnë deri në 5000 lekë

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPamje të mrekullueshme nga qyteti antik i Bylisit në Mallakastër
Artikulli tjetërLiqeni i Tiranës, destinacion i fundjavës, Rama ndan pamjet