Ballina Flash

Fillojnë përgatitjet për zbatimin e vendimit për liberalizimin e vizave

PRISHTINË, 15 maj /ATSH/  Nga sot, liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Schengen.

Autoritetet kufitare të Bashkimit Evropian nga sot fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, legjislacioni do të zbatohet në të gjitha pikë-kalimet kufitare.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha.

“Nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen. Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Shengen”, ka shkruar ai në Facebook.

Kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.

Vendimi për liberalizimin e vizave është miratuar javë më parë nga Parlamenti Evropian.

Një ditë më vonë ai është nënshkruar, duke shënuar kështu fundin e procesit të gjatë të regjimit të vizave për kosovarët. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlma Hoxha e PS fiton bashkinë e Përmetit
Artikulli tjetërPOLONI – Mbërrijnë raketat e para amerikane “Himars”