Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 29 prill 2023

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash deri te dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje dhe verilindje. Në verilindje në orët e drekës dhe pasdites reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi 1 – 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/23 Diell re
Kukës 6/19 Diell re shi
Lezhë 12/22 Diell re
Dibër 4/18 Diell re shi
Durrës 10/19 Diell re
Tiranë 12/24 Diell re
Elbasan 10/25 Diell re
Berat 5/26 Diell re
Vlorë 10/23 Diell re
Korçë 5/18 Diell re
Gjirokastër 7/23 Diell re
Sarandë 12/22 Diell re

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJaponi, zbulohet një maskë ceremoniale prej druri 1 800-vjeçare
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/4/2023