Ballina Aktualitet

Eurostat: Shqipëria me numrin më të vogël të grabitjeve

TIRANË, 30 nëntor/ATSH – I. Vata/ Shqipëria mbetet vendi me numrin më të vogël të grabitjeve për frymë.

Të dhënat e EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka vetëm 3 grabitje në 100.000 banorë. Për këtë klasifikim, EUROSTAT i referohet grabitjeve të dhunshme, ku përdoret forcë fizike apo kërcënimi i armës.

Sipas EUROSTAT ndër vendet më problematike për grabitjet mbeten Belgjika dhe Spanja, me 140 grabitje për 100 mijë banorë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMandarinat e Konispolit, eksportohen në Ballkan dhe Europën Lindore
Artikulli tjetërNë Drenas çelet Këndi Arkivor