Ballina Flash

Vlorë, pezullohen 46 leje drejtimi

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Policia Rrugore e Vlorës gjatë një jave ka arrestuar 3 drejtues mjetesh, dhe ka pezulluar 46 leje drejtimi.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat 40 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 6 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.

Policia bën të ditur se, kontrollet vijojnë në çdo ditë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë flesh pak apo shumë? Sa orë i nevojiten trupit?
Artikulli tjetërHohmann: E mahnitur nga koleksioni unikal i Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë