Ballina Bota

SHBA – Biden i rikthehet jetës publike, pas testit të dytë negativ Covid-19

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Joe Biden “iu rikthye sot angazhimeve publike dhe aktiviteteve të tij presidenciale”, pasi rezultoi sërish negativ për Covid-19, njoftoi mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Kevin O’Connor, përmes një deklarate.

Ai kishte rezultuar negativ që të shtunën, por vazhdoi të mbetej në “izolim të plotë” në pritje të një testi të dytë, njoftoi më herët Shtëpia e Bardhë.

Muajin e kaluar, pasi u infektua me Covid-19, dhe pasi u izolua dhe rezultoi negativ, presidentit Biden iu rikthye infeksioni. Karantinimi i tij i dytë nisi më 30 korrik.

Presidenti amerikan pritet të udhëtojë sot për një vizitë në Kentucky, ku do të takohet me guvernatorin demokrat Andy Beshear, si dhe familjet e prekura së fundmi nga përmbytjet vdekjeprurëse.

/u.sh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZjarret në Shkodër, Bilali: Bashkia e ka mendjen te furgonët që duhen mbushur për mitingun
Artikulli tjetërMSHMS: 167 të infektuar me COVID-19 dhe 3 humbje jete