Ballina Aktualitet

Zjarret në Shkodër, Bilali: Bashkia e ka mendjen te furgonët që duhen mbushur për mitingun

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali reagoi sot në lidhje me situatën e zjarreve në Shkodër.

“Shkodra ka në këto momente disa vatra aktive dhe këtë herë vështirë që të dalin pa dëme materiale, por Bashkia sigurisht e ka mendjen tek furgonat që duhen mbushur për mitingun”, u shpreh Bilali në një postim në rrjetet sociale, teksa publikoi edhe pamje nga flakët në Shkodër.

“S’ka nongrata që ju mban me këtë mungesë vëmendje ndaj situatës së zjarreve! Kjo është zgjedhje për të lejuar dëmet me shpresën që revolta të vijojë”, u shpreh Bilali.

“Është çu i madh e i vogël me ba punë që si kemi tagër as kemi eksperiencë, me kërku ndihmë nga të katër anët, sepse qëllimisht po lejohet situata të vijojë. Po merremi sepse njerëzit janë të parët pavarësisht se ndokujt i intereson skenari fatkeq i provokuar nga dora e ndonjë tifozi nongrata me shpirt kallkani!”, theksoi Bilali.

“Vija e parë e frontit të zjarrfikësve janë në terren dhe i përulem me mirënjohje për çfarë po bëjnë, por mungesa e koordinimit lart është e pafalshme!”, nënvizoi Bilali.

“Qytetarët nga taksat e të cilëve paguheni do t’ju mallkojnë, nuk lihen njerëzit as pronat e tyre për karriget tuaja!!!”, u shpreh Bilali.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakForcohen valutat në raport me lekun
Artikulli tjetërSHBA – Biden i rikthehet jetës publike, pas testit të dytë negativ Covid-19