TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.50 lekë dhe këmbehet me 114.72 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 116.81 lekëve, ose 0.04 lekë më shumë se ditën e premte.
Me 0.08 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 138.57 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.11 lekë dhe këmbehet me 119.70 lekë.
Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 114.72 | +0.50 | |
| Euro | EUR | 116.81 | +0.04 | |
| Poundi Britanik | GBP | 138.57 | +0.08 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 119.70 | +0.11 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 84.96 | -0.85 | |
| Dollari Australian | AUD | 79.82 | +0.47 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 88.85 | +0.20 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.26 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.72 | +0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 15.70 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 151.74 | +0.94 | |
| Ar (OZ 1) | XAU | 203685.36 | -276.15 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 2302.43 | +13.54 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 16.96 | +0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 16.95 | +0.04 | |
| Lira Turke | TRY | 6.39 | +0.03 | |
/j.p/r.e/























