TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Nxënësit e rinj shqiptarë që studiuan në programin Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study (YES) u kthyen në Shqipëri, pasi përfunduan me sukses vitin e tyre të shkëmbimit akademik 2021-22 në Shtetet e Bashkuara, njoftoi sot Ambasada amerikane në Tiranë.
Ata u pritën në aeroport nga familjarët e tyre dhe ish-nxënës të programit YES.
Programi YES ofron mundësinë për nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme të jetojnë dhe të studiojnë në Shtetet e Bashkuara për një vit, duke u dhënë mundësi të reja sociale dhe arsimore.
“Urime grupit tonë më të fundit të nxënësve YES dhe ne presim me padurim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për ju!”, theksoi Ambasada.
/j.p/r.e/























