Ballina Flash

Conference League/ Partizani përballë Saburtalos, Laçi me ekipin malazez të Iskras

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ UEFA hodhi sot në Nyon të Zvicrës, shortin për turin e parë kualifikues të Conference League të sezonit 2022-2023.

Partizani do të përballet me Saburtalo të Gjeorgjisë. ndërsa skuadra e Laçit do të përballet me ekipin malazez të Iskras.

Partizani ndeshjen e parë do ta luajë në transfertë më 7 korrik dhe ndeshjen e kthimit një javë më vonë në Shqipëri.

Kurbinasit do ta luajnë ndeshjen e parë në Shqipëri më 7 korrik, ndërsa të kthimit në transfertë një javë më vonë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKing-Smith: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit
Artikulli tjetërAhmetaj: Revolucioni digjital, më shumë lehtësi dhe më pak kosto për qytetarët e biznesin