Ballina Aktualitet

King-Smith: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

TIRANË, 14 qershor /ATSH-I.Vata/ Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, mori pjesë sot në Konferencën e parë Kombëtare të Antikorrupsionit, që u zhvillua në Tiranë.

Në fjalën e tij, King-Smith u shpreh se ne të gjithë shohim në këtë konferencë një angazhim të rinovuar, të ripërtërirë, nga qeveria për institucionet e tjera se si të luftojnë korrupsionin.

“Një progres i mirë është bërë në luftën kundër korrupsionit. Ne kemi patur dhe evidencën, pra hapa të mëdhenj janë marrë përpara se si mjetet digjitale të na ndihmojnë për përmirësimin e shërbimeve dhe që kanë filluar të bëjnë ndryshimin gjatë këtij revolucioni digjital të cilin po e kalojnë të gjitha vendet dhe Shqipëria nuk bënë përjashtim. Por ka disa specifika të vetat në sfida, dhe dua të sugjeroj që të përvetësojmë tre parime. Së pari, veprimi, së dyti, transparenca dhe së treti, ndikimi dhe ju do ta gjeni këtë”, tha ai.

King-Smith shtoi se, në luftën kundër korrupsionit Mbretëria e Bashkuar do të jetë një partner i fortë që do të mbështesë Shqipërinë dhe kjo do jetë lufta jonë kryesore.

“Në mënyrë që t’i bëjmë të efektshme përpjekjet tona në luftën kundër korrupsionit duhet të kemi pesë kritere: Vendosja e ligjit, institucionet e pavarura, media, digjitalizimi dhe ndryshimi i pikëpamjeve. Kur flasim për zbatimin e ligjit dhe të gjithë zinxhirin e drejtësisë duhet të ketë angazhimin e përforcuar. Ne po zbatojmë një plan të përbashkët, bashkë me Ministrinë e Brendshme, dhe ne po shohim cilat janë përpjekjet tona të përbashkëta. Ne kemi diskutuar këtë muaj se si mund të rrisim mbështetjen për institucionet mbikëqyrëse lidhur me korrupsionin në polici, pra për hetimin dhe ndëshkimin. Së dyti, janë institucionet e pavarura. Ju keni institucione të pavarura që po prodhojnë raporte dhe kanë mekanizma ankimimi, por ne duhet të bëjmë më shumë që njerëzit të kenë besim në to. Njerëzit duhet ta raportojnë korrupsionin, duhet të fuqizohen, por duhet të mbrohen dhe të dinë ta ngrenë zërin për gjërat që nuk shkojnë”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakÇuçi: Ministria e Brendshme, mbi 90 shërbime online prej 1 majit
Artikulli tjetërConference League/ Partizani përballë Saburtalos, Laçi me ekipin malazez të Iskras