Ballina Aktualitet

Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, Ukrainë, Xhaçka: Bota të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar sot për vrasjen e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, në Ukrainë.

“Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, Ukrainë,  një ditë pasi u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për shkak të mizorive që ka kryer në Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus”, tha Xhaçka.

Xhaçka theksoi se, “tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara”.

“Vrasja e civilëve është bërë pjesë e rregullt e aktivitetit ushtarak të Rusisë”, tha ajo, teksa shtoi se, “bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore, ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIlaç i ri kundër pagjumësisë
Artikulli tjetërRama: Çel dyert në Tiranë hoteli me 5 yje, 80 vende pune si fillim