Ballina Flash

Moti sot i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se kushtet atmosferike gjatë ditës së martë pritet të jenë të paqëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 4 gradë Celsius, vlera minimale e parashikuar në qarkun e Dibrës, deri në 19 gradë Celsius, vlera maksimale në qarqet e Beratit dhe Sarandës.

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët, si dhe shtrëngata afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, duke filluar që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e pasdites. Në relievet malore në lindje, në lartësitë mbi 1000 metra, parashikohen reshje të dobëta dëbore.

Pas orëve të pasdites, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si dhe ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e saj do të arrijë deri në 18 m/s. Në dete parashikohet valëzim i forcës 3-4 ballë.

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 12/17 Re shi diell
Kukës 6/11 Re shi diell
Lezhë 14/17 Re shi diell
Dibër 4/11 Re shi diell
Durrës 11/18 Re shi diell
Tiranë 12/18 Re shi diell
Elbasan 13/18 Re shi diell
Berat 10/19 Re shi diell
Vlorë 13/18 Re shi diell
Korçë 7/12 Re shi diell
Gjirokastër 8/18 Re shi diell
Sarandë 13/19 Re shi diell

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBritania zgjat në 10 vjet afatin për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve
Artikulli tjetërAGJENDA NDËRKOMBËTARE 03.11.2026