Ballina Flash

Bashkëpunimi shkencor Kosovë-Shqipëri, Shiroka Pula pret përfaqësuesit e akademive

PRISHTINË, 2 nëntor /ATSH/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula priti në takim akademikët Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Besnik Krasniqin nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademikun Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHSH.

“Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional dhe të mbështetjes së iniciativave të përbashkëta që ndihmojnë zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi nis hetimin për rastin Zekaj, Haxhiu kërkon përgjegjësi penale
Artikulli tjetërQSUNT përgënjeshtron lajmin për 300 të rinj me probleme toksikologjike: Vetëm një rast abuzimi me alkoolin