Ballina Aktualitet

Hoxha pret përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Thellojmë partneritetin për reformat shëndetësore

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë, përfaqësuesin e ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, dr. Fabio Scano.

Takimi u fokusua në partneritetin e Shqipërisë me OBSH-në si faktor për avancimin e politikave kombëtare të shëndetit dhe për forcimin e sistemit të kujdesit shëndetësor të Shqipërisë.

Ky bashkëpunim, sipas ministrit të Jashtëm, mbetet i lidhur ngushtë me prioritetet e agjendës sonë kombëtare të zhvillimit.

Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi me OBSH mbetet i rëndësishëm për avancimin e reformave që mbështesin negociatat tona të vazhdueshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne presim me padurim thellimin e mëtejshëm të partneritetit tonë, duke përfshirë edhe përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, inovacionit dhe transformimit digjital të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, në dobi të qytetarëve dhe komuniteteve tona”, deklaroi Hoxha.

/m.q/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEuroja zbret në 91,54 lekë, niveli më i ulët historik
Artikulli tjetërDemo merr detyrën e Ministrit të Brendshëm, Koçiu: Përpara me reformat për rritjen e sigurisë