TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Në Ekonominë e Linit, në Pogradec, ka nisur procesi i parë i rrallimit të rasateve të koranit autokton, një fazë teknike e rëndësishme në programin e riprodhimit artificial dhe ripopullimit të Liqenit të Ohrit.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili ishte në Pogradec, ku pa nga afër këtë proces.
Salla theksoi se ky proces synon të sigurojë zhvillimin optimal të rasateve dhe të rrisë normën e mbijetesës së tyre.
Sipas Sallës, prodhimi i këtij viti parashikohet të arrijë në rreth 2 milionë rasate korani, të cilat do të përdoren për pasurimin e rezervës peshkore të Liqenit të Ohrit, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbështetjen e peshkimit artizanal.
Ai theksoi se ky program jep një kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës dhe në forcimin e ekonomisë lokale.
Salla nënvizoi gjithashtu se rritja e vazhdueshme e prodhimit dëshmon përmirësimin e eficiencës teknike, të menaxhimit të procesit të riprodhimit artificial dhe të kushteve të mbarështimit, duke garantuar një program gjithnjë e më të suksesshëm për ripopullimin e koranit autokton në Liqenin e Ohrit.
Procesi i rrallimit siguron zhvillimin optimal të rasateve dhe rrit normën e mbijetesës së tyre, duke përmirësuar rezultatet e programit të riprodhimit artificial.
Prodhimi i këtij viti arrin në rreth 2 milionë rasate, të cilat do të përdoren për pasurimin e rezervës peshkore të Liqenit të Ohrit, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbështetjen e peshkimit artizanal, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të zonës.
Ministri Salla theksoi se rritja e vazhdueshme e prodhimit është tregues i përmirësimit të eficiencës teknike, menaxhimit të procesit të riprodhimit artificial dhe kushteve të mbarështimit, duke garantuar një program gjithnjë e më të suksesshëm për ruajtjen dhe shtimin e koranit autokton në Liqenin e Ohrit.
/gj.m/ /a.g/























