Ballina Aktualitet

Rama ndan videon nga seanca plenare: Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Votimi i projektligjeve në seancën e sotme plenare u shoqërua me replika mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale momente gjatë seancës plenare, ku shihen deputetët Shehaj dhe Kapri pranë foltores, duke debatuar me të.

“Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës. Natën, shijojeni me kë ju do qejfi dhe mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve”, u shpreh Rama, ndërsa ndau në rrjetet sociale edhe një video ironizuese mbi situatën e krijuar në Kuvend.

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi miratoi me 84 vota amnistinë penale, si dhe disa projektligje të rëndësishme. Ndërkohë që u rrëzuan tri nisma të paraqitura nga deputetët e opozitës, Kliti Hoti, Erald Kapri dhe Jorida Tabaku.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBegaj pritet nga presidenti i Kirgistanit: Forcim i marrëdhënieve në fushat me interes të përbashkët
Artikulli tjetërBRUKSEL – Liderët e BE-së të ndarë rreth kontakteve diplomatike me Rusinë