TIRANË, 16 maj /ATSH/ Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Ai u shpreh për mediat se priten vendime pozitive nga Samiti që po mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.
“Çfarë është ajo që prisnim, presim shumë gjëra me vëllan tim shqiptar. Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes”, ka thënë në turqisht Erdogan.
/a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























