Ballina Flash

Agroturizmi buzë rrugës Ersekë-Leskovik, Rama: Kolonjari i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur rrugë të re në jetë

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Ngritja e agroturizmave po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale duke stimuluar edhe krijimin e vendeve të punës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të ”KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga një i ri kolonjar, i rikthyer nga emigrimi.

“”KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga Erioni, një i ri kolonjar i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur një rrugë të re në jetën e tij, aty ku tanimë po rritet pa pushim numri i vizitorëve e turistëve dhe falë investimeve në infrastrukturë, janë bërë të arritshme lehtësisht peizazhe përrallore”, u shpreh Rama.

Politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin e agroturizmit janë të fokusuara në përmirësimin e kushteve për fermerët dhe në shfrytëzimin e potencialit të bujqësisë dhe natyrës shqiptare për tërheqjen e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit në zonat rurale.

Qeveria ka miratuar një sërë masash që synojnë mbështetje financiare, përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik agroturistik. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama nga Dibra: Fitorja e dhjetë me notën 10 falë grave dhe vajzave
Artikulli tjetërPashkët, fluks emigrantësh në doganën e Kapshticës