Ballina Aktualitet

Integrimi në BE: Grupi negociator diskutime për Kapitullin 3

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Grupi negociator për integrimin në Bashkimin Europian diskutoi sot mbi Kapitullin 3: “E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime”.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bëri të ditur se për herë të parë procesi i integrimit po mbështetet edhe nga një program i veçantë i inteligjencës artificiale.

“Në punimet e grupit negociator pas çeljes së Kapitullit 3 të negociatave në rrugën e pandalshme të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Të gjitha energjitë tona janë të përqendruara në këtë rrugëtim të rëndësishëm dhe me ritëm të shpejtë drejt bashkimit me familjen e madhe europiane, proces i cili, për herë të parë në historinë e tij, po mbështetet edhe nga një program i veçantë i inteligjencës artificiale”, deklaroi ai.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka u shpreh sot, se ekipi negociator dhe institucionet po punojnë me objektiv të qartë për arritjen e kritereve për anëtarësim në BE brenda kësaj dekade.

E pranishme në prezantimin e modulit IA të zhvilluar brenda platformës së integrimit evropian dhe anëtarësimit, e cila përdoret çdo ditë nga më tepër se 1400 ekspertë integrimi që u mbajt sot në Tiranë me pjesëmarrjen e kryeministri Edi Rama, Dhuka vuri në dukje se, synim është që të mbyllen 36 kapitujt deri në fund të vitit 2027.

Shqipëria çeli negociatat për 10 kapituj dy muajt e fundit të 2024-ës dhe përgatitet të çelë këtë pranverë negociatat edhe për 17 kapituj të tjerë, të ekonomisë dhe mirëqenies.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTirana me shtesën më të madhe natyrore, Korça më të ultën
Artikulli tjetërKPA shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Dosti