TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh përpara nisjes së seancës plenare në Kuvend, duke folur për gazetarët se Kryeministri Rama është nisur drejt Durrësit për presion ndaj Veliajt.
Pas marrjes së masës së sigurisë nga GJKKO, kryebashkiaku Veliaj u dërgua në godinën e paraburgimit në Durrës.
Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se “ Rama po shkon në Durrës për t’i dërguar Pojën, Troplinin në qeli Erion Veliajt”.
“Vazhdoj me kërkesën time të prerë që Edi Rama të kthehet urgjent në parlament dhe të ndërpresë çdo lloj presioni, çdo lloj forme presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj, të cilin urdhëroi ta dërgojnë në Durrës në mënyrë që ta trajtojë Xhevdet Troplini”, tha Berisha.
Berisha shtoi më tej se “garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, qoftë ndaj Velicës, ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve”.
“Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht”, tha ndër të tjera Berisha. /j.p/























