Ballina Flash

Aktivitet kushtuar folkloristit të shquar Sotir Kolea

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, organizuan promovimin e librit “Një tufë proverbash” (botim anastatik) të folkloristit, leksikografit dhe publicistit Sotir Kolea. Gjatë takimit u shfaq edhe premiera e dokumentarit kushtuar jetës dhe veprës së tij.

Aktiviteti, i cili u zhvillua në kuadër të 80-vjetorit të botimit të parë të kësaj vepre dhe në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea” të BKSH-së, solli në vëmendje kontributin e çmuar të Koleas në studimet folkloristike dhe trashëgiminë kulturore jomateriale.

Në panel ishte i pranishëm Niko Kotherja, drejtor i Qendrës Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, Majlinda Toçi, zv/drejtore e Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë dhe Nini Haxhistasa, studiuese dhe njëkohësisht, stërmbesa e vizionarit Sotir Kolea.

Ky event bëri bashkë studiues, akademikë dhe dashamirës të gjuhësisë, folklorit e historisë, duke kujtuar një figurë të rrallë të historisë sonë, Sotir Kolean.

Në përmbyllje të kësaj veprimtarie, Zana Shuteriqi, e bija e prof. Dhimitër Shuteriqit, ndau me të ftuarit disa kujtime mbresëlënëse. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: BE 24% të paraburgosur, në Shqipëri 61% njerëz të burgosur pa gjyq
Artikulli tjetërROMË – Ministri i Brendshëm: Qeveria italiane po punon për të gjetur zgjidhje për qendrat e emigrantëve në Shqipëri