Ballina Ekonomi

Luftë informalitetit në Turizëm, Tatimet investigim të ardhurave nga Booking dhe Airbnb

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ Lufta kundër informalitetit në sektorin e turizmit, është thelbësore në rritjen e ekonomisë, investimeve dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Administrata Tatimore Shqiptare ka nisur bashkëpunimin me homologët holandezë dhe irlandezë për të investiguar me instrumente të specializuara individët që përfitojnë të ardhura nga platformat Booking dhe Airbnb.

DPT u bën apel individëve që për të shmangur penalitetet, të deklarojnë saktë të ardhurat dhe të plotësojnë DIVA 2024 brenda 31 marsit 2025.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti kërkon reagim nga BE për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Artikulli tjetërKosovë – Nis procesi i numërimit të votave për deputetë vetëm në katër komuna