Ballina Ekonomi

ERE lë në fuqi tarifat e energjisë për ujësjellësit

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratoi të njëjtat tarifa energjie për ujësjellësit që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit edhe përgjatë vitit 2025.

Kompanitë e lidhura në tensionin 35 kV do të tarifohen me 9,33 lekë/kWh, ndërkohë që për shoqëritë që janë në tensionin 20, 10 dhe 6 kV, çmimi do të jetë 11,77 lekë/kWh.

Prej vitit 20233 ka nisur aplikimi i çmimeve preferenciale për shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve, me qëllim garantimin në aspektin financiar të veprimtarisë së shoqërive të UK, përfshirë rikuperimin e borxhit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Shkodra, pjesë e programit të ri kombëtar mbi infrastrukturën e parkimeve nën dhe mbitokësore
Artikulli tjetërKreditë me probleme zbritën me 0,57 miliard lekë në 2024-ën