Ballina Aktualitet

Abbot takon Dumanin: Mbështetje SPAK-ut për hetimin e krimeve zgjedhore

TIRANË, 4 shkurt /ATSH/ Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Nicholas Abbott është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ku i ka “rikonfirmuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un”.

“Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë,” njofton Ambasada britanike në vendin tonë.

Ambasada britanike nënvizon se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e mëtejshëm në vitin 2025”.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë – Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim, deri më 5 shkurt
Artikulli tjetërNdahet nga jeta dervishi i Teqesë në Alipostivan, Begaj: Mbrojtës i harmonisë fetare