Ballina Bota

UASHINGTON – CNN: Mbyllet zyra e USAID-it

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Zyra kryesore e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Uashington u mbyll papritur sot dhe pak pas mesnate punonjësit morën një email që u kërkonte të mos paraqiteshin dhe të punonin në distancë.

Këtë njoftim e raportoi CNN duke cituar disa burime.

“Në drejtimin e udhëheqjes së Agjencisë, selia e USAID-it në ndërtesën ‘Ronald Reagan’, në Uashington, D.C. do të jetë e mbyllur për personelin e agjencisë, të hënën, më 3 shkurt 2025”, tha CNN.

Ky është sinjali më i fundit për agjencinë historike ndërkombëtare humanitare, e cila e sheh veten në pikëpyetje nga ana e presidentit Donald Trump dhe Elon Musk./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInformaliteti me pagat, Inteligjenca Artificiale në ndihmë të Inspektoratit të Punës
Artikulli tjetërHasani: Mbi 900 shërbime konsullore në pesë ditë për shqiptarët në Kretë dhe Rodos