TIRANË, 24 janar/ATSH/ Një volum total prej 111,295.27 MWh i energjisë elektrike u tregtua në Tregun e Ditës në Avancë të ALPEX-it, gjatë muajit dhjetor, me një çmim klerues mesatar prej 151.36 €/MWh.
Rrjedha e energjisë nga zona e ofertimit e Shqipërisë drejt zonës së ofertimit të Kosovës ishte 4,398.95 MWh, ndërsa nga zona e ofertimit e Kosovës drejt zonës së ofertimit të Shqipërisë ishte 8,325.73 MWh.
Bursa Shqiptare e Energjisë, nisi zyrtarisht operimin më 17 prill 2023. Sot kjo bursë ka të regjistruar 22 anëtarë të prodhimit, tregtimit të energjisë dhe 3 të tjerë të klerimit.
Nga 1 shkurti i vitit 2024 në tregun e ditës në avancë është edhe Kosova. /j.p/























