Ballina Flash

Policia Bashkiake dhuron gjak, Veliaj: Solidariteti dhe humanizmi na bëjnë më të fortë si komunitet

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Në Ditën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, Policia Bashkiake e Tiranës ka dhuruar sot gjak për ata që kanë më shumë nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e përshëndeti këtë nismë, duke theksuar se veprime të tilla humanitare na bëjnë më të fortë dhe më të bashkuar si qytetarë.

Veliaj u shpreh se solidariteti është çelësi për ndërtimin e një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.

“Në kuadër të Ditës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, Policia Bashkiake ka kryer aktin fisnik të dhurimit vullnetar për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. Solidariteti dhe humanizmi na bëjnë më të fortë si komunitet”, u shpreh Veliaj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden njofton ndalimin e përdorimit të teknologjisë kineze dhe ruse në automjete
Artikulli tjetërDenaj: 1909 teste të akredituara në ISUV, garanci e fortë për sigurinë ushqimore