Ballina Bota

REPUBLIKA ÇEKE – Gjashtë të vdekur pas shpërthimit në një restorant

PRAGË, 12 janar /ATSH-DPA/- Gjashtë persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi që shkaktoi zjarr në një restorant në Republikën Çeke gjatë natës, thanë sot autoritetet.

Sipas raporteve të dëshmitarëve okularë, një ngrohës me gaz ishte rrëzuar, duke shkaktuar ndezjen e cilindrit të propanit.

Shërbimet e urgjencës vunë re se flakët u përhapën me shpejtësi të pazakontë.

Aksidenti ka ndodhur në një restorant në qendër të qytetit industrial, Most, rreth 15 kilometra nga kufiri gjerman.

Ministri i Brendshëm çek Vít Rakušan shkroi në X se rreth 30 persona kishin mundur të iknin të sigurt nga restoranti dhe ndërtesat fqinje.

Një stacion lokal lajmesh raportoi se restoranti ishte shkatërruar plotësisht nga zjarri, ndërsa flakët kishin arritur lartësinë prej 2-3 metra.

Policia ka nisur hetimet për veprën e dyshuar që rrezikoi sigurinë publike.

Në Republikën Çeke, kjo shkelje zbatohet për këdo pasi pakujdesia mund të krijojë rrezik për jetën ose sigurinë e shumë njerëzve apo shkaktojë dëme në shkallë të gjerë në pronën e të tjerëve. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, pezullohet lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës
Artikulli tjetërAKMC: Rruga e Arbrit e pakalueshme, po punohet për hapjen e aksit