Ballina Bota

KLIMË – Ngrohja globale në vitin 2024 ishte mesatarisht 1,6 gradë Celsius

LONDËR, 10 janar /ATSH-DPA/ – Sipas një raporti të publikuar sot, 2024 ishte viti i parë që temperaturat ishin mesatarisht 1,5 gradë Celsius mbi standardin e klimës që nga fillimi i regjistrimeve.

”Kjo gjithashtu e bëri atë vitin më të ngrohtë në histori”, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike ”Copernicus”, i cili kishte paraqitur vlerësime të ngjashme paraprake në muajt e fundit.

Sipas të dhënave të fundit, viti i kaluar ishte 1,6 gradë Celsius më i ngrohtë se temperatura mesatare e vlerësuar për periudhën 1850-1900, periudha e referencës paraindustriale.

Në të njëjtën kohë, secili nga 10 vitet e fundit (2015-2024) ka qenë ndër 10 më të ngrohtat që nga fillimi i regjistrimeve./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjes
Artikulli tjetërKompensimi financiar, Kadastra: Garantojmë sigurinë juridike, shpronësohen 420 prona