Ballina Ekonomi

Balluku: Në 2024, KESH prodhoi 80% të nevojave të vendit për energji elektrike

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) gjatë vitit 2024 ka mbuluar 80% të nevojave të vendit për energji elektrike.

Në një konferencë për shtyp, pas vendimit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë për uljen e çmimit të energjisë, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se, “KESH ka prodhuar në muajin nëntor 315 mijë MWh, ndërkohë që për muajin dhjetor 2024, prodhimi u rrit në 407 mijë MWh, që korrespondojnë në 80% të mbulimit të nevojave të vendit me energji elektrike”.

Sipas saj, në performancë pozitive paraqitet prodhimi i energjisë edhe nga HEC-et e vegjël.

“HEC-et e vogla kanë prodhuar gjatë muajit nëntor 127 mijë MWh dhe në muajin dhjetor kanë prodhuar 288 mijë MWh duke e bërë kështu këtë fillimdimri një periudhë të mirë të prodhimit të energjisë elektrike për vendin tonë”.

Balluku vuri në dukje se edhe rritja e të ardhurave dhe forcimi i financave të KESH ka ardhur edhe në sajë të optimizmit të shitjes dhe blerjes së energjisë elektrike e cila është shitur me çmim më të lartë në orare pik dhe është blerë gjatë orareve të natës, me çmim më të ulët.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: Emiratet e Bashkuara, Shqipëria dhe Italia marrëveshje më 15 janar për linjën e transmetimit nënujor
Artikulli tjetërUlja e çmimit të energjisë, Rama: Një pension minimal plus