Ballina Flash

Reshje dëbore në veri dhe juglindje, ARRSH: Qarkullimi pa probleme, borëpastrueset në terren

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se gjatë natës ka pasur reshje dëbore në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit si në Dardhë dhe Voskopojë.
“Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, Qafë Mali -Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur”, bën të ditur ARRSH.
Sipas ARRSH, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare.
ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
/k.s/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakManastirliu: Në 2025 investime për transformimin e infrastrukturës arsimore në shkolla dhe universitete
Artikulli tjetërRama: Mali i Thatë në Pogradec, destinacioni dimëror për të apasionuarit e natyrës