Ballina Bota

GAZA – Të paktën 17 të vrarë në sulmet e reja izraelite

GAZA, 2 janar /ATSH-DPA/ – Shtatëmbëdhjetë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, raportuan mediat palestineze.

Midis tyre, 15 persona, përfshirë fëmijë, vdiqën nga bombardimi i një ndërtese banimi në veri të Jabaliya, sipas agjencisë së lajmeve WAFA.

Dy persona të tjerë u vranë kur një ndërtesë në Al-Bureij, në pjesën qendrore të rajonit bregdetar, u bombardua. Fillimisht, informacioni nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Si zakonisht, ushtria theksoi se po lufton kundër grupit islamik palestinez Hamas në Rripin e Gazës dhe po bën gjithçka që është e mundur për të shmangur viktimat civile.

Sipas raporteve palestineze, më shumë se 45 500 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës me masakrën e udhëhequr nga Hamasi i rreth 1 200 njerëzve në Izrael më 7 tetor 2023. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak2025-a nis me zhytje në det në Vlorë, Rama ndan pamjet
Artikulli tjetërIZRAEL – Gallant, jep dorëheqje nga parlamenti