Ballina Bota

FOKUS – Asnjë dërgesë e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës për më 1 janar

MOSKË, 31 dhjetor /ATSH-AFP/ – Asnjë dërgesë e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës nuk është planifikuar për të mërkurën më 1 janar, sipas të dhënave të publikuara sot nga operatori ukrainas GTSOU, duke vënë në dukje fundin e një kontrate ruso-ukriane të vitit 2019 dhe furnizimet nga disa vende të Evropës Lindore.

Pavarësisht nga pushtimi rus i Ukrainës i urdhëruar nga Vladimir Putin në shkurt 2022, gjiganti shtetëror rus ‘’Gazprom’’ ende furnizonte me gaz Evropën, veçanërisht Sllovakinë, Moldavinë dhe Hungarinë, nëpërmjet një rrjeti tubacionesh gazi në tokën ukrainase.

Sipas shifrave të publikuara nga GTSOU në faqen e saj, vëllimet e planifikuara për të mërkurën janë zero m3./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Njujorkezët u frikësohen sonte sulmeve të ujqve të vetmuar në ”Times Square”
Artikulli tjetërArratisen nga Komisariati i Policisë Elbasan dy të paraburgosur për vjedhje, arrestohet njëri