Ballina Ekonomi

“Transparent Albania”, Rama: Informim në kohë reale mbi çdo shpenzim dhe çdo kontratë

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Platforma “Transparent Albania” do të ofrojë në kohë reale të dhëna konkrete mbi shpenzimet dhe kontratat e lidhura nga çdo ministri.

Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët.

I pyetur në lidhje me transparencën me publikun dhe median, Rama u ndal tek platforma e re ‘Transparent Albania’.

“Kjo platformë ka filluar të popullohet me të dhëna. Besoj shumë se deri nga mesi i vitit të ardhshëm do jetë një platformë që ju dhe kushdo qoftë do të mund të mësojë në kohë reale çdo gjë që ndodh në Republikën e Shqipërisë, çdo para që shpenzon, çdo kontratë, vendim. Jo thjesht qeveria por edhe ministritë e të gjitha do të jenë aty. Do të kemi edhe një rubrikë të veçantë për të bërë transparencën tonë lidhur me shumë gjysmë të vërteta që publikohen në platformat tuaja, pasi gënjeshtrat më të mëdha janë gjysmë të vërtetat”, tha Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA njofton ndihmën me vlerë 2,5 miliardë dollarë për Ukrainën
Artikulli tjetërRama: Nga kotece të braktisura, sot kemi 400 qendra të reja shëndetësore