Ballina Ekonomi

Rama: Rritje me 15.3% e kapacitetit energjetik, pesëfishim i prodhimit të gjelbër nga fotovoltaikët

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët deklaroi se vendi ka rritje këtë vit me 15.3% të kapaciteteve energjetike.

Duke folur për energjinë, kreu i qeverisë theksoi po ashtu se është pesëfishuar prodhimi i gjelbër nga fotovoltaikët.

“Pra falë rritjes së investimeve në energji kemi një rritje me 15.3% të kapacitetit prodhues të vendit dhe kemi një rritje me pesëfish të prodhimit të gjelbër nga fotovoltaikët kryesisht nga vendosja në eficiencë e impiantit fotovoltaik i Karavastasë”, tha Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Investimet e huaja direkte 1,16 miliardë euro, rekord historik
Artikulli tjetërRama: Hekurudha Tiranë -Durrës në 80% të punimeve, dorëzuam projektin e përzgjedhjes së gjurmës Shkodër- Gjakovë