Ballina Ekonomi

Gonxhja: Investimet e huaja direkte 1,16 miliardë euro, rekord historik

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Investimet e huaja direkte shënojnë rekord historik në 9-mujorin e vitit 2024.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale ku tha se, për periudhën janar-shtator 2024, fluksi i IHD-ve arriti 1,16 miliardë euro, duke regjistruar një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Turqia është vendi i cili vazhdon të kryesojë me 17.6% të investimeve, e ndjekur nga Italia me 12.8%, Holanda me 10.2%, Austria me 7% dhe më poshtë renditen partnerë të tjerë si Gjermania dhe Franca.

Ministri Gonxhja bëri me dije se sektorët që kryesojnë janë: Aktivitetet e Pasurive të Paluajtshme 23.2%, Financat dhe Sigurimet 17.8%, Energjetika dhe Ujësjellësi 11.2%

Ministri i MEKI-t parashikon një të ardhme premtuese për ekonominë shqiptare falë interesit të lartë të investitorëve ndërkombëtarë si dhe falë punës së palodhur të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë
Artikulli tjetërRama: Rritje me 15.3% e kapacitetit energjetik, pesëfishim i prodhimit të gjelbër nga fotovoltaikët