Ballina Aktualitet

Proda nga Kakavija: Angazhim maksimal për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve gjatë festave

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u ka kërkuar nga Kakavija të gjitha shërbimeve të Policisë Kufitare angazhim maksimal për të eliminuar çdo pengesë artificiale dhe krijimin e lehtësirave ligjore qytetarëve që përdorin pikat e kalimit kufitar në këto ditë festash.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

“Këto janë momente ku qytetarët tanë kthehen për të festuar Vitin e Ri në shtëpitë e tyre. Këto janë ditë festash dhe për të gjitha shërbimet e Policisë Kufitare kërkohet më shumë angazhim. Të gjithë në detyrë”, u shpreh Proda.

Ai siguroi se asnjë pengesë artificiale nuk do të vijë nga strukturat e Policisë së Shtetit, ndërsa kërkoi bashkëpunim me homologët, që lëvizja të jetë e njëtrajtshme nga të dyja anët e kufirit.

Në bisedën me drejtorin e Policisë Kufitare të Janinës, Proda kërkoi që në pikën e kalimit në palën greke të punohet me të njëjtin numër sportelesh, duke mundësuar lëvizjen e njëtrajtshme dhe eliminimin e radhëve në hyrje apo dalje.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBesimtarët marshojnë nga monumenti i Papa Françeskut drejt katedrales “Shën Pali”
Artikulli tjetër“Rikrijo të shkuarën, ndërto të ardhmen”, çelet faza e tretë e programit të granteve EU4Culture