TEL AVIV, 28 dhjetor /ATSH-DPA/-Ushtria izraelite tha sot se kishte zbuluar dhe shkatërruar një tunel që i përkiste Hezbollahut, në Libanin jugor.
Rruga nëntokësore e përdorur nga forcat elitare “Radwan” ishte rreth 100 metra e gjatë dhe të çonte në një qendër komandimi të Hezbollahut.
Forcat izraelite gjetën pajisje shpërthyese, raketahedhës, pushkë, raketa dhe pajisje të paspecifikuara vëzhgimi.
Ushtria izraelite publikoi imazhe që supozohej se tregonin armë në tunelin e ngushtë të ndriçuar nga ushtarët.
Ushtria nuk tha saktësisht se ku ndodhej tuneli në Liban.
Një armëpushim midis Izraelit dhe milicisë pro-iraniane të Hezbollahut ka qenë në fuqi prej një muaji.
Trupat tokësore të Izraelit do të tërhiqen gradualisht nga Libani sipas marrëveshjes.
Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Sipas Izraelit, ai është ende duke ndërmarrë veprime ushtarake kundër kërcënimeve në jug të vendit fqinj, gjë që lejohet sipas marrëveshjes së armëpushimit. //a.i/























