Ballina Ekonomi

Italia, investitori i dytë më i madh në Shqipëri, me 148 milionë euro për 9 mujorin

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 9-mujorin e vitit 2024 Italia renditet në investitorin e dytë më të madh, pas Turqisë, me 148 milionë euro.

Ato kryesojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë tonë si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, investimet italiane u rritën me 3,5 %.

Shqipëria dhe Italisë, vitet e fundit kanë zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke mundësuar për rritjen e mëtejshme të investimeve italiane në vendin tonë.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të pezullojë ndalimin e TikTok, ndërsa administrata Biden thotë se aplikacioni paraqet kërcënim të rëndë
Artikulli tjetërTiranë, Prokuroria i sekuestron pasurinë të dënuarit në Francë për “narkotizëm”