TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot për tejkalim të Planit të të Ardhurave për muajin nëntor 2024 dhe njëmbëdhjetëmujorin 2024.
Sipas DPT-së, në nëntor 2024, të ardhurat arritën në 32 miliardë lekë, duke u tejkaluar me 1,4 miliardë lekë më shumë se plani i muajit, ose 3 miliardë lekë më shumë krahasuar me nëntorin 2023.
Gjatë 11-mujorit 2024, të ardhurat arritën në 370 miliardë lekë, duke tejkaluar me 4,8 miliardë lekë më shumë se plani, ose 46,7 miliardë lekë më shumë krahasuar me 11-mujorin 2023.
DPT bën të ditur se, rezultatet reflektojnë përpjekjet e vazhdueshme të Administratës Tatimore në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave dhe konsolidimin fiskal.
/r.e/




















