Ballina Flash

Bashkia e Fierit miraton buxhetin, 2.7 miliardë lekë për investime e shlyerjen e borxhit

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Këshilli Bashkiak Fier miratoi buxhetin e vitit 2025 me 34 vota pro, dy kundër dhe dy abstenime.

Mbledhja u shoqërua me debate për rritjen e pagave për disa kategori të administratës.

Një tjetër çështje e debatuar e mbledhjes ishte mungesa e transmetimit live, gjë që u cilësua nga këshilltarët e djathtë si mungesë transparence.

Buxheti i 2025-ës, me vlerë 2.7 miliardë lekë, do të përqendrohet në përmirësimin e infrastrukturës publike dhe shërbimeve në Fier, ndërsa një pjesë e rëndësishme e tij do të shkojë për shlyerjen e borxhit prej 90 milionë lekësh që bashkia ka akumuluar.

/m.m/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha uron Krishtlindjen: Mesazh shprese për çdo shqiptar
Artikulli tjetërFRANCË – Të paktën 39 të vdekur nga cikloni “Chido” në Mayotte