Ballina Flash

Mbyllja e TikTok, Vlahutin: Shqipëria po vepron përtej pritshmërive, nuk ka frikë

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Ish ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, në një postim në rrjetet sociale ka vlerësuar nismën e qeverisë shqiptare për të ndaluar TikTok për një vit.

Sipas saj, Shqipëria ka treguar se nuk ka frikë të ndërmarri veprime të tilla.

“Po! Para disa ditësh, Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa u
u dha të gjithë liderëve të BE librin “Freedom” (Liria) të shkrimtares Lea Ypi. Tani Shqipëria po tregon rrugën edhe në TikTok. Shqipëria po vepron përtej pritshmërive. Pse? Sepse nuk kanë frikë”, shkruan Vlahutin në rrjetet sociale.

Lajmin për mbylljen e TikTok për një periudhë 1-vjeçare, kryeministri e konfirmoi dje në takimin përmbyllës të këshillimit kombëtar me mësuesit e prindërit për masat ndaj TikTok dhe sigurinë e fëmijëve në tërësi.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbyllja e TikTok, Berisha: Akt censure pasi nuk e blen dot, e rihapim
Artikulli tjetërMbyllja e TikTok-ut, Rama: Në Shqipëri vendosin shqiptarët, jo pronarët e algoritmit