Ballina Ekonomi

Malaj: Fond prej 6,3 miliardë lekësh për Bonusin e Pranverës për pensionistët

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në një mbledhje të posaçme Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e Shtetit për vitin 2024.

Ministri i Financave Petrit Malaj, u shpreh sot se u miratua krijimi i llogarisë speciale me një fond prej 6,3 miliardë lekësh për Bonusin e Pranverës për pensionistët.

Malaj tha se ky akt sjell më shumë mbështetje për të gjithë pensionistët.

“Me Bonusin e Pranverës do të përfitojnë 10 mijë lekë ose 100 euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë”, theksoi Malaj në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMalaj: 10,3% më shumë të ardhura në buxhet gjatë 11-mujorit
Artikulli tjetërManastirliu publikon planin e ri të masave kundër bullizmit dhe kërcënimeve digjitale në shkolla