Ballina Ekonomi

Malaj: 10,3% më shumë të ardhura në buxhet gjatë 11-mujorit


TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se gjatë periudhës 11-mujore të këtij viti ka vijuar ecuria pozitive në mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Sipas Malajt, të ardhurat totale, për periudhën 11-mujore, arritën në rreth 647 miliardë lekë, ose 100% e planit të periudhës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 60,5 miliardë lekë më shumë ose 10,3% më shumë se 11-mujori i vitit 2023.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: 46 vende pune pranë Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut
Artikulli tjetërMalaj: Fond prej 6,3 miliardë lekësh për Bonusin e Pranverës për pensionistët