TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Ambasada e Shqipërisë në Gjermani ka reaguar sonte në mbrëmje pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Magdeburg.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë.
“Me keqardhje të madhe njoftojmë se në Marketin e Krishtlindjeve në Magdeburg, Gjermani, ka ndodhur një ngjarje me pasojë vrasjen e 11 personave dhe plagosjen e rreth 80 personave të tjerë. Lutemi që të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët kanë informacion mbi këtë ngjarje dhe kanë nevojë për ndihmë apo asistencë, të kontaktojnë menjëherë Ambasadën e Shqiperisë në Berlin në numrin e emergjencës +49 174 8619587”, thekson ambasada shqiptare në Gjermani.
Ambasada shprehet se mbetet në gatishmëri për të asistuar në çdo kohë.























