Ballina Bota

BERNË – Von der Leyen: Marrëveshja BE-Zvicër, një hap historik

BRUKSEL, 20 dhjetor /ATSH-AFP/- Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen përshëndeti sot marrëveshjen e re midis bllokut dhe Zvicrës duke e konsideruar atë si një hap “historik”.

“Kjo është një ditë e gëzueshme. Marrëveshja midis BE-së dhe Zvicrës është historike”, tha Von der Leyen.

“Ky akt shënon fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë”, tha Von der Leyen në një konferencë per shtyp në Bern – së bashku me Presidenten zvicerane Viola Amherd, e cila e përshkroi marrëveshjen si të dobishme për të dyja palët.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vizitoi sot kryeqytetin zviceran, Bernë, për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh të reja që synojnë stabilizimin e lidhjeve të vendit me bllokun – pas mosmarrëveshjeve mbi lirinë e lëvizjes përtej kufijve të Zvicrës.

Pas disa vitesh negociatash, ky është vetëm hapi i parë në rrugën drejt përmirësimit të marrëdhënieve midis vendit të pasur alpin dhe partnerit të tij më të madh tregtar. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKurti dhe Rama marrëveshje për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
Artikulli tjetërKumbaro: Fushatë e mbjelljeve të fidanëve të rinj në Baldushk, Fag e Shesh