Ballina Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Florian Bonjaku

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit përbëhej nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë.

Bonjaku u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2022.

Por Komisioneri Publik e kundërshtoi këtë vendim, duke e çuar atë në KPA.

/a.f/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak5 vjet SPAK, Dumani: Drejtësia nuk njeh anë dhe kahe, s’ka më të paprekshëm
Artikulli tjetërKasanof takon Hasanin: Me rëndësi forcimi i kontrollit të investimeve